Lajme

Cigarja e fundit në Angli në 2050-ën

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 24 March 2019

Më shumë se 7 milionë persona vdesin çdo vit nga sëmundje që shkaktohen nga pirja e duhanit, të paktën sipas shifrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Por numri i duhanpirësve në botë është në r ënie.

Ndërkohë, në Angli është zhvilluar një studim së fundmi, i cili ka dalë në përfundimin se në vitin 2050-të nuk do të pihet më cigare në këtë vend.

Cigarja e fundit e ndezur në Angli do të jetë pas 30-vjetësh në Derby, parashikojnë studiuesit.

-Advertisement-

Studimi është kërkuar nga një prej kompanive më të mëdha në botë të duhanit dhe është kryer nga analistë të “Frontier Economics”, të cilët janë bazuar në të dhënat e punësimit, të ardhurat, arsimi dhe shëndetësia.

Sipas këtij raporti, nëse do të ruhet ky trend i lënies së duhanit, atëherë nga 7.4 milionë duhanpirës në Angli, do të reduktohen në zero për 30 vjet.

Rritja e përdorimit të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) që ndihmon njerëzit të lënë duhanin, por edhe cigaret elektronike, kanë ndikuar ndjeshëm në uljen e numrit të duhanpirësve në Angli.

Hulumtimi del në përfundimin se brenda vititi 2024 në Angli do të ketë qytete pa duhan dhe i pari do të jetë Bristol.

Në vitin 1990, pothuajse një e treta e të rriturve britanikë ishin duhanpirës, ndërsa sot ky numër është ulur me 15 përqind.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera