Lajme

Çifti shqiptar u digjet shtëpia pasi harruan ushqimin në zjarr

Autori: Gazeta inFokus 07:47 | 08 October 2021

Një zjarr i madh ka rënë mesditën e djeshme në një banesë në zonën e ish/merkatos në lagjen “13 Shtatori” në Berat.

Mësohet se shtëpia e Astrit Pashës u përfshi nga flakët, pas shpërthimit të një bombole të vogël gazi.Çifti kishte vendosur gjellën në zjarr por ishin harruar pas televizorit duke parë telenovela.

Pas djegies së tenxheres ka shpërthyer edhe bombola e gazit, që fatmirësisht nuk ka qenë e mbushur plotësisht.Pas konstatimit të rënies së zjarrit, kryefamiljari ka dalë jashtë banesës me gruan dhe ka njoftuar zjarrfikësen.

-Advertisement-

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë zjarrfikësish, të cilët kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët dhe të kryejnë shuarjen e zjarrit.

Pavarësisht shuarjes së zjarrit në një kohë të shkurtër pjesa më e madhe e banesës është shkrumbuar por fatmirësisht çifti Pasha nuk mori asnjë lëndim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera