Lifestyle

Çifti që adopton fëmijë pa duar dhe këmbë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 20 October 2017

Shumë fëmijë lindin me probleme të ndryshme gjenetike. Disa nga ta lindin pa duar e këmbë, dhe ajo çka është më e keqja këtu, janë prindërit që i braktisin ata, duke u shprehur të pakënaqur me dukjen e tyre.

Megjithatë, jo të gjithë prindërit janë njësoj. Ka nga ata që nuk i braktisin fëmijët edhe pse kanë këto probleme, por kujdesen dhe i duan njësoj si fëmijët e tjerë që nuk kanë asnjë problem shëndetësor. Kështu një çift rus Chris dhe Elmira Knutsen nuk e kanë fare problem të adoptojnë fëmijë edhe kur ata janë të sëmurë.

Çifti Knutsen, ka birësuar dy fëmijë pa krahë e këmbë, dhe gjithmonë duke u kujdesur e i dashur njësoj si fëmijët e tjerë që i kanë të shëndetshëm.

-Advertisement-

Së fundi, në vitin 2015 prindërit Chris dhe Elmira kanë birësuar një vajzë nga një jetimore në Moskë, të cilën prindërit e saj biologjikë e kanë braktisur pikërisht se i mungonin krahët, por për prindërit Knutsen kjo është gjëja më e keqe që një prind mund ta mendoj, e lëre më ta bëj.

“Është e tmerrshme! Si munden ta bëjnë, është kaq e vështirë edhe ta mendosh”, ka thënë Chris, kur e mori Valentinën e braktisur nga prindërit në shtëpinë e tij.

Sot, Valentina është një vajzë shumë e talentuar. Ajo edhe pse pa duar ka arritur t’i funksionalizojë këmbët për të kryer të gjitha aktivitetet e saj. Ajo vizaton në mënyrë të shkëlqyer./gazetametro.net

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera