Fokus

Çifti kosovar u mban në kufirin Bullgari – Maqedoni e Veriut mbi 10 orë,  lëshohen pas interesimit të inFokusit

Autori: Halil Berisha 18:59 | 15 March 2020

Shkaku i shpërndarjes së Koronavirusit, shumë shtete kanë mbyllur kufijtë.

E një qift i moshuar kosovar, Adem Pozhegu e Hasime Gjonbalaj, derisa po tentonin të vijnë në Kosovë, janë bllokuar në kufirin në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, shkruan gazeta inFokus.

Ata as nuk u lejuan të hynë e as të kthehen, i ka treguar gazetës inFokus, djali i tyre, Qemail Pozhegu.

-Advertisement-

“Prindërit e mi Adem Pozhegu dhe Hasime Gjonbalaj janë të bllokuar më shumë se 10 orë në zonën neutrale mes Bullgarisë  dhe Maqedonisë, për shkak se shteti Maqedon nuk i lejon te hyjnë ne shtetin e tyre. Të gjithë qytetaret maqedon dhe bullgare lejohen te lëvizin kurse ata vetëm se janë shtetas kosovare nuk i lejojnë. Prinderit gjendet aktualisht te zonën Novo Selo”, ka thënë për gazetën inFokus, djali i tyre Qemail Pozhegu.

Gazeta inFokus, ka kontaktuar edhe me Qeverinë në Maqedoninë e Veriut, të cilëve ua ka shpjeguar rastin dhe problemin.

Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për gazetën inFokus, ka thënë që kryesisht pikat kufitare më të vogla janë mbyllur terësisht për të menaxhuar sa më mirë situatën e krijuar pas pandemisë.

“Një nga vendimet është  mbyllja të gjitha vendkalimeve tokësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për kalimin e udhëtarëve dhe automjeteve, përveç vendkalimet kufitare Tabanoc, Deve Bair, Qafë Thanë, Bogorodicë dhe Bllacë. Në vendkalimet kufitare të cilat janë të mbyllura për kalimin e udhëtarëve dhe automjeteve, lejohet vetëm kalimi i automjeteve transportuese”, ka thënë për inFokusin Hoxha.

Ndërsa, i njëjti ka siguruar se në asnjë formë nuk bëhet seleksionimi i qytetarëve në bazë të etnisë se kush duhet apo nuk duhet të kaloj.

Për rastin në fjalë pas interesimit të inFokusit është njoftuar edhe ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa, jo shumë më pas, familjarë të qiftit që kishin mbetur në kufi, i kanë treguar gazetës që janë lejuar të hynë në Maqedoninë e Veriut./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera