Lifestyle

Çifti gjen unazën e martesës që e kishin humbur para 9 vitesh (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 08 September 2017

Humbja e unazës së martesës nuk është një përvojë e mirë për askënd, e sidomos kur kjo ndodhë gjatë një udhëtimi dhe shpresat për ta gjetur janë edhe më të pakta. Kjo është historia që e përjetoi Margaret Mussel nga New York, SHBA, përcjell Gazeta Metro.

Ajo kishte udhëtuar me burrin e saj, Justin, në një fshat të vogël në Itali rreth një vit pasi u martuan. Ajo humbi pak në peshë gjatë këtij udhëtimi dhe kjo gjë ndihmoi që ajo ta humbasë unazën.

Çifti kërkoi çdo kund për ta gjetur unazën mirëpo ishte e kotë. Kështu ata u kthyen në shtëpi pa unazën.

-Advertisement-

9 vite më pas, ata u kthyen në Itali. Mrekulli mund të quhet kur burri gjeti unazën e humbur vite më parë.

Tani unaza kishte edhe më shumë vlerë dhe bukuri për ta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera