Rozë

Çifti Dona-Musa në krizë pas dy muaj lidhje

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 02 June 2017

Nisën të diskutojnë situatat e provës së javës, me Donën që ishte në grup me Olsin dhe me Ambrën, por Dona dhe Musa shkuan shumë më tej për lidhjen e tyre.

Musa i thotë fillimisht Donës se për të bërë xheloze Fiorentinën, ajo ka ulur shumë atë. “S’më pëlqeu pjesa që për të bërë xheloze atë më ule shumë mua”, i thotë Musa. Por Dona reagon duke i thënë se këto gjëra i sqaroi një herë me të.

Ata diskutojnë gjatë me njëri tjetri mbi lidhjen e tyre, madje edhe përloten të dy.

-Advertisement-

Më thuaj nëse jam sjellë shumë keq me ty. Të kam thënë që kisha nevojë për ty. Por çfarë ke bërë ti për mua”, i thotë Musa.

LEXO EDHE:Rihanna çmendet pas lojtarit të Golden State Warriors (FOTO)

“Nuk do të bëjë asgjë për ty më, asnjëherë. Nuk mund të merrem e me ty. Të kam besuar, të kam dashur deri në fund kush je. Edhe unë jam shumë e qetë se më ka ardhur në majë të hundës çdo gjë me ty”, i thotë Dona Musës, ndërsa ai reagon duke i thënë se është false.

“Ndodh që të dashurohesh me personin e gabuar dhe ky mund të jetë shkaku që unë mund të mbesë vetëm në jetë. Premtimet e një njeriu varen nga sjellja e tjetrit”, i thotë Musa.

“Ti më bllokon. Nuk më intereson asgjë. Të kam njohur shumë mirë, më mirë se sa mendon ti. Te ty nuk më pëlqen mentaliteti”, i thotë Dona.

Por pas gjithë kësaj “furtune” gjithçka ndryshon me çiftin dhe situata përmirësohet.

. “Ti nuk e di se çfarë të pret jashtë. Ti je e lirë, je e thjesht. Besoj se më ke njohur vetëm 10 përqind. Ti nuk e di se çfarë tipi jam unë jashtë. Më vjen keq që të kam njohur në këtë situatë. Jashtë do të më kishe njohur më shumë. Unë jam tipi më i hapur në tokë. S’kam pasur lidhje me asnjë vajzë shqiptare dhe nuk e di si të sillem”, i thotë Musa.

Ndërsa Dona i shprehet se ai i ka besuar fjalëve të banorëve të tjerë dhe është ndikuar nga ata. “Ti i ke besuar fjalëve të të tjerëve dhe i ke dalë zot fjalëve të të tjerëve”, i thotë Dona.

Musa i shprehet Donës se ka besim tek ajo, por ka nevojë për kohë. Por Dona i merr një shembull për të cilin partneri i saj nuk ka reagim. “Në këtë shtëpi jemi të gjithë njësoj. Danjeli dhe Fotinia kanë dy muaj dhe kishin aq besim te njëri-tjetri sa u martuan në këtë shtëpi”, i thotë ajo.

“Dona, për mua je shembull. Disa gjëra që unë nuk i kuptoj, ti i kap”, i thotë Musa.

Më pas, mes tyre rikthehen përqafimet dhe puthjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera