Lifestyle

Çiftet me shumë para martohen, ata me rrogë të barabartë nuk ndahen kurrë

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 17 April 2018

A është paraja çelësi për një jetë të lumtur dashurore?

Ndonëse dashuria është gjë e vështirë për ta gjetur dhe për ta mbajtur, duket se çelësi për një lidhje të lumtur mund të jetë në atë se sa para fitoni së bashku, transmeton Telegrafi.

Jo vetëm se çiftet të cilat fitojnë shumë para janë më të prirë të martohen, por çiftet që i kanë të njëjtat rroga kanë shanse më të mëdha për të qëndruar së bashku.

-Advertisement-

Patrick Ishizuka ka shkruar një letër, e cila është publikuar në ‘Demography’, ku e ka eksploruar mënyrën se si ndikon paraja në lidhjen dashurore.

Sipas tij, në momentin kur çiftet i kanë trefishuar të ardhurat, ata janë shumë më të prirë të martohen.

Ndërkaq, po sipas tij, çiftet me pak të ardhura janë më të prirë të ndahen.

Ishizuka gjithashtu përmend faktin se barazia në rrogë (pra kur personat e martuar kanë të njëjtën rrogë) ndihmon në stabilitetin e lidhjes, që nënkupton se çiftet e tilla janë më pak të rrezikuara nga divorci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera