Lifestyle

Çiftet që gatuajnë së bashku kanë lidhje më të fortë

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 26 April 2018

Nga financat e deri te kualiteti i jetës seksuale, ka shumë gjëra të cilat e përcaktojnë suksesin e një lidhje, por a e keni ditur se edhe gatimi e forcon lidhjen dashurore?

Pothuajse 1,000 persona mbi moshën 18 vjet kanë marrë pjesë në një hulumtim dhe të gjithë kanë treguar se si ndikon gatimi në lidhjen e tyre, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, 98% e pjesëmarrësve kanë menduar se komunikimi është komponent thelbësor i çdo martese, ndërkaq janë pajtuar se gatimi është mënyrë e mahnitshme për ta stimuluar komunikimin.

-Advertisement-

87% e pjesëmarrësve gjithashtu kanë thënë se gatimi është një nga aktivitetet më të mira që çiftet mund ta bëjnë për ta forcuar lidhjen.

Vlen të ceket se të njëjtën përgjigje e kanë dhënë të gjithë personat – pavarësisht se në cilën fazë të lidhjes kanë qenë.

Për fund, nuk ka lidhje as ajo se a dini të gatuani apo jo, pasi që aftësia për të gatuar nuk e përcakton suksesin e lidhjes, vetëm koha e shpenzuar së bashku duke gatuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera