Lajme

Çiftet në Kosovë më së shumti shkurorëzohen në…

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 31 July 2017

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë 2016”

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2016, janë shkurorëzuar 1 110 çifte-bashkëshortore. Prej tyre, meshkuj të përkatësisë shqiptare ishin 96.3%; serbe 0.4%; turke 0.3%;  boshnjake 0.9%; rom, ashkali dhe egjiptian 1.1% dhe të tjerë me 1.1%. kurse, femra të shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: shqiptare 83.7%; serbe 0.5%; turke 0.3%; boshnjake 0.8%; rome, ashkalike dhe egjiptiane 0.8%, si dhe të tjerë 14.0%.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i parë me 15.2%, viti i dytë me 12.6 % dhe më pak se një vit 8.7% të të shkurorëzuarve.   Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeçare me 230 shkurorëzime, ose 20.7%. Kurse, te meshkujt dominojnë moshat 30-34 vjeçe me 233, ose 21.0%.   Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie është 402, ose 36.2%, kurse  e meshkujve 484, ose 43.6%.   Ndërkaq, numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 65.8%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 12.5% dhe me një fëmijë me 11.0%. /Albinfo

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera