Lajme

CIA formon qendër të posaçme për Korenë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 11 May 2017

Agjencia Qendrore e Inteligjencës së SHBA-ve (CIA) brenda saj do të formojë “Qendrën e detyrës për Korenë” për diskutimin e kërcënimit të raketave bërthamore dhe balistike me origjinë nga Koreja e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të bërë nga CIA me qendrën e cila do të përqendrohet tek kërcënimet që do të vijnë nga Koreja e Veriut synohet që agjencia të sigurojë një burim të plotë, forcë dhe autoritet për t’u përballuar me problemin e Koresë së Veriut.

“Kjo qendër e re e detyrës do të mundësojë mbledhjen në një çati të vetme të krijimtarive dhe përvojave të ekspertëve që punojnë në agjenci kundër kërcënimit të Koresë së Veriut”, thuhet në deklaratë.

-Advertisement-

Gjithashtu edhe drejtori i CIA-s Mike Pompeo ka theksuar se qendra me qëllim zgjerimin e forcës ushtarake do të ofrojë mbështetje për CIA-n kundër ‘kërcënimeve serioze‘ që do të vijnë nga Koreja e Veriut e cila në kohët e fundit ka rritur testimet e saj raketore dhe bërthamore.

Ndërsa ish-analisti i lartë i CIA-s John Nixon në një deklaratë për CNN tha se qendra pritet që të përgatisë dy raporte të situatës në ditë me qëllim informimin e shërbimeve inteligjente dhe administratën e presidentit Donald Trump.

Duke bërë të ditur se qendra do të punojë nga afër me inteligjencën dhe të gjitha njësitë e sigurisë amerikane, Nixon ka nënvizuar se në të ardhmen do të zhvillohen edhe bashkëpunime të rëndësishme me njësitë e Koresë së Jugut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera