Lajme

Christopher Hyland ka disa fjalë për Albin Kurtin  

Autori: Ermirë Berisha 23:27 | 24 June 2022

Christopher Hyland, ish -Drejtori Kombëtar Politik i Fushatës Elektorale për president të ish-presidentit Bill Clinton, ka thënë se është mjaftë i impresionuar me punën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, shkruan Gazeta inFokus.

I ftuar në emisionin N’Konak me Islam Morinën ka treguar se Kurtin e mbanë në mend qysh nga fillimi i karrierës së tij.

“Së pari, unë e mbaj në mend atë me flokë të gjata, sepse më kujtohet kur e përcjellja kur ai ishte në burg dhe protestonte, dhe mbajeni në mend, unë gjithmonë e kam lexuar Illyria, mendoj se çdo javë e kam lexuar Illyria, pra e kam përcjellë atë goxha kohë më përpara. Jam i impresionuar me faktin, se kryeministri i Kosovës, e ka bërë shumë të qartë, se ne duhet të bëjmë biznes, duhet ta kthejmë vëmendjen tonë tek ekonomia, nuk mund të mbahemi të zënë me narracionin që kufizojnë aftësitë tona për të përparuar dhe ecur përpara”, ka thënë Hyland.

Ai gjithashtu ka shtuar se një kryeministër si Kurti, i duhet shtetit të Kosovës,

“Dhe mandej ai i vizitoi Shtetet e Bashkuara, besoj se edhe luginën e silikonit, atje e këtu, duke thënë jemi të hapur për biznes, duam ti bëjmë gjërat, ti vendosim njerëzit, të jemi pjesë e skenarit ndërkombëtar ekonomik. Unë mendoj se ai është një i ri në lëvizje, i cili në përgjithësi e do vendin e vet, do të bëjë më të mirën që ai mundet, jam i mbushur me këtë, i emocionuar”, shtoi Hyland./Gazeta inFokus/

Emisioni i plotë:

Të tjera