Lajme

Christofer Dell: Ndihma e NATO-s në Kosovë nuk do të ishte e suksesshme pa UÇK-në

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 18 September 2020

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, ka folur për herën e parë kur ka arritur në Kosovë menjëherë pas luftës.

Ai në një intervistë për Oral History Kosovaka folur edhe për kohën kur ka qenë zëvendësambasador në Ambasadën amerikane në Sofje të Bullgarisë.

Dell vizitën e parë të tij në Kosovë e ka realizuar në shkurt të vitit 2000, ku sipas tij shiheshin dëmet e mëdha nga lufta.

-Advertisement-

“Në fillim nuk e kam kuptuar situatën agresive të serbëve për spastrim etnik në Kosovë dhe besoj se na duhej ta ndalonim, nuk kam pasur asnjë dyshim për intervenimin në Kosovë. Ne kishim shembullin e Bosnjës, Kroacisë me luftëra dhe nuk mund të rrije ulur dhe të shpresoje se Millosheviqi do të fillonte të sillej mirë”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë intervenimi i NATO-s në Kosovë nuk do të ishte i suksesshëm pa ndihmën e Ushtrisë Çlirimtare së Kosovës në terren.

“Nuk jam shumë i sigurt nëse sulmet ajrore do të funksiononin, prandaj nevojitej bashkëpunimi me njerëzit në terren, pra UÇK’në, dhe kjo bëri që taktikat tona të jenë më të sukesshme në intervenim. Poashtu edhe pamjet e refugjatëve në trena, duke ikur nga shtëpitë e tyre e demaskuan Millosheviqin dhe taktikat e tij dështuan dhe lejuan që perëndimi të intervenojë”, ka thënë Dell./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera