Rozë

Christininho…Bëmë baba të të ngjaj!

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 13 November 2017

Cristiano Ronaldo po shfaqet gjithnjë e më krenar për rolin e tij si baba, mbi të gjitha për djalin e tij të parë, Cristiano Junior, i mbiquajtur tashmë edhe “Christininho”, i cili është lindur në Shtetet e Bashkuara më 17 qershor të vitit 2010, teksa babai i tij ishte ende në lidhjen me modelen ruse, Irina Shayk.

Kampioni i Europës me Portugalinë, si dhe me Realin e Madridit për klube, nuk e fsheh ëndrrën e tij për të krijuar tek i biri një imazh thuajse identik me të vetin, ndoshta – pse jo, – edhe me të njëjtat të dhëna futbollistike.

Dëshirën e tij e ka publikuar edhe njëherë në “Instagram”, ku shihet të ketë postuar një foto me të birin, Cristiano Jr., i cili pozon njësoj si i ati i tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera