Lajme

Chollet vjen në Kosovë, temë dialogu Kosovë-Serbi me njohje të ndërsjellë

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 09 December 2022

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, do të udhëtojë në Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë, së bashku me një delegacion ndërinstitucional nga data 11 dhjetor deri më 17 dhjetor, ka njoftuar Zyra për Media e Departamentit Amerikan të Shtetit.“Kjo vizitë do të nënvizojë përkushtimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, shkruan në njoftim.

Kështu, më 12-13 dhjetor, këshilltari Chollet do të mbërrijë në Kosovë,ku do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe liderë të tjerë politikë, për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm për një sërë çështjesh, duke përfshirë përpjekjet e SHBA-së për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Në këtë rast, përfshihet tema e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes, raporton RTKlive.

-Advertisement-

“Më 13 dhjetor, këshilltari Chollet do të vazhdojë në Serbi, ku do të diskutojë për sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe përparimin drejt objektivit të Serbisë për anëtarësim në BE me udhëheqjen e qeverisë serbe”, shkruan në njoftim.“Ai do të diskutojë gjithashtu rolin e Serbisë në forcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm me dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për të arritur normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera