Lajme

Chollet pret në Ambasadën amerikane përfaqësuesit e Listës Serbe

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 11 January 2023

Anëtari i Listës Serbe, Dalibor Jevtic, ka bërë të ditur se sot janë pritru në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë nga zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në këtë takim në të cilin është diskutuar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, raporton Gazeta Express.

Ky takim me Listën Serbe ka ardhur pas atyre që Chollet kishte zhvilluar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti,.

-Advertisement-

“Përfaqësuesit e Listës Serbe me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit Derek Shole, të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Gabriel Escobar dhe ambasadorin Jeffrey Hovenier për situatën aktuale politike dhe të sigurisë”, ka shkruar Dalibor Jevtic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
-Advertisement-

Të tjera