Chollet: Duhet të ndalet aktiviteti i grupit ushtarak rus “Wagner” në Serbi
Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 13 January 2023
I dërguari i lartë amerikan Derek Chollet shprehu të enjten shqetësimin e fortë për aktivitetin e grupit të kontraktorëve privatë ushtarakë “Wagner Group” dhe për përpjekjet që mendohet se po bën ky grup për të rekrutuar ushtarë në Serbi dhe vende të tjera.
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit tha se i ka shprehur këto shqetësime gjatë bisedimeve në Beograd me Presidentin serb Aleksandar Vucic.
“Kemi parë se Grupi Wagner po përpiqet të rekrutojë ushtarë nga Serbia dhe gjetiu, dhe kjo është diçka që ne mendojmë se nuk mund të vazhdojë”, u tha ai gazetarëve pas takimit.
“Nuk di nëse ekziston shqetësimi (në Serbi); ne folëm për shqetësimet tona dhe dëshirojmë të punojmë me qeverinë këtu në Beograd dhe vende të tjera ku Wagner është aktiv, për t’i dhënë fund të gjitha aktiviteteve të tyre”, shtoi ai.
Grupi Wagner, në pronësi të oligarkut rus Yevgeny Prigozhin, njoftohet se ka qenë aktiv në dhjetëra vende, përgjithësisht të Afrikës, duke bashkëpunuar me qeveritë për propagandën pro-ruse dhe për projekte të tjera ushtarake dhe politike.
Ky grup është mburrur për praninë në Serbi, që është i vetmi vend evropian, krahas Bjellorusisë, që nuk iu është bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë. U njoftua se ky grup kishte shpallur edhe çeljen e zyrave në Beograd, por më vonë kjo gjë u mohua.
Portali propagandistik i Moskës, RT, ka hapur rishtazi një faqe lajmesh në gjuhën serbe, ku ka publikuar reklama të Grupit Wagner ku kërkohen të rekrutohen luftëtarë në Ukrainë, duke u shprehur se ky grup ofron shpërblime “më shumë se tërheqëse”.
Chollet tha se Grupi Wagner është hedhur “në veprim në mënyra të tmerrshme në mbarë botën, qoftë në Libi, Republikën Qendrore Afrikane, apo tashmë në Ukrainë”.
Grupi, ku njoftohet se marrin pjesë një kontigjent i madh të dënuarish të rekrutuar në burgjet ruse, ka udhëhequr sulmet në Ukrainën lindore, përfshirë në betejat e ashpra në Soledar dhe Bakhmut.
Zoti Prigozhin dhe grupi i tij janë përfshirë në sanksionet amerikane prej vitesh, dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë rishtazi hapa të mëtejshme për të vendosur nën kontroll qasjen e këtij grupi tek armët.
Mercenarët e Grupit Wagner janë akuzuar gjithashtu nga vendet perëndimore dhe ekspertët e Shteteve të Bashkuara për abuzime të shumta me të drejtat e njeriut në mbarë Afrikën, përfshirë në Republikën Qendrore Afrikane, Libi dhe Mali. Më herët këtë muaj, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se e ka klasifikuar tashmë Grupin Wagner si një “entitetet në veçanti shqetësues” për shkak të aktivitetit në Republikën Qendrore Afrikane.
Chollet i bëri gjithashtu thirrje Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë, vendit sllav tradicionalisht aleat.
“Mendojmë se vendet duhet t’iu bashkohen sanksioneve dhe arsyeja pse e besojmë këtë është pasi veprimet e Rusisë jo vetëm që duhet të dënohen, ato duhet edhe të ndëshkohen”, tha ai. “Rusia po bën çdo ditë një luftë brutale, të pajustifikuar ndaj Ukrainës. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar, të sigurohemi që kjo sjellje të jetë e qartë se është e papranueshme”.
I dërguari i lartë amerikan filloi këtë javë një seri vizitash në disa vende të Ballkanit, të përqëndruara tek përpjekjet ndërkombëtare për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, pas disa javësh tensionesh të rritura. Pavarësia e Kosovës nuk njihet nga Serbia dhe Rusia.VOA
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...