Rozë

Chirs Martin puth Dua Lipën? (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 26 June 2017

Këngëtarja e njohur Dua Lipa përvec muzikës që bën ajo kohëve të fundit është përfolur shumë për jetën e saj private.

Dua së fundmi ka marrë pjesë në festivalin Glastonbury, ku mori gjithë vëmendjen me performancën e saj, transmeton Gazeta Express.

21-vjeçarja tregoi linjat e saj pefekte. Por ajo që u përfol më së shumti sipas medieve britanike është se Dua është parë duke u puthur me  Chris Martin vokalistin nga grupi i famshëm “Coldplay” në zonën VIP.

-Advertisement-

Sipas The Sun , ylli 40-vjeçar i Coldplay ishte ‘haptazi duke bërë’ me yllin e pop-it në zonën VIP , megjithatë të dyja palët kanë hedhur poshtë pretendimet.

Një zëdhënës i Chris tha se thashethemet ishin krejtësisht të pavërteta, ndërsa përfaqësuesit e Dua mohuan të komentojnë kur u pyetën nga MailOnline.

Gazeta kishte njoftuar se çifti, i cili punoi së bashku në studio regjistrimi  këtë vit, dukej tepër i afërt.

Dua u ka thënë njerëzve që ajo dhe Chris kanë shkruar shumë kohët e fundit, por shumica e tyre mendonin se ishte për arsye pune.

‘Ata sigurisht nuk po putheshin për arsye pune – dukeshin mjaft në njëri-tjetrin’.

Muzikantët e kanë njohur njëri-tjetrin për disa muaj, pasi kanë bashkëpunuar këtë vit në këngën e saj Homesick, e cila është pjesë në albumin e saj debutues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera