Rozë

Chester Bennington kishte blerë shtëpi për familjen para vetëvrasjes

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 25 July 2017

Chester Bennington i kishte blerë shtëpi familjes së tij të re, rreth dy muaj para vetëvrasjes, kështu duke shtuar edhe një mister lidhur me vdekjen e tij tragjike.

Këngëtari i Linkin Park kishte blerë shtëpi në Palos Verdes Estates, ndër lagjet më prestigjioze në L.A me shkollat publike ndër më të mirat.

Sipas anëtarëve të tjerë të Linkin Park, Chester kishte folur për të ardhmen, blerjen e një vendi të duhur që të jetonte me familjen, kështu që vetëvrasja duket diçka e çuditshme.

-Advertisement-

Disa miq të afërt me Chester besojnë që vendimi për vetëvrasje ishte i papritur dhe i nxitur nga mërzia për vdekjen e Chris Cornell, i cili kishte varë veten pak muaj më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera