Sport

Chelsea triumfon ndaj Lilleit dhe arrinë 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 10 December 2019

Chelsea e ka fituar duelin ndaj Lilleit të luajtur në ‘Stamford Bridge’ të Londrës, shkruan Gazeta inFokus.

Të drejtuarit e trajnerit, Franck Lampard kanë triumfuar me rezultat 2-1 dhe kanë arritur të kualifikohen në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Golat për blutë nga Londra i kanë shënuar Abraham dhe Azpilicueta, kurse për mysafirët golin e vetëm e realizoi Remy.

-Advertisement-

Chelsea pas kësaj fitoreje e ka mbyllur fazën e grupeve në pozitën e dytë në Grupin H me 11 pikë, kurse Lillei është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi ka mbetur e fundit me vetëm një pikë.

Kujtojmë se nga ky grup është kualifikuar edhe Valenica që ka përfunduar në vendin e parë me 11 pikë, por goldallimi e ka vendosur skuadrën spanjolle liderë të Grupit H./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera