Sport

Chelsea synon rikthimin e Hazard

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 22 October 2021

Ylli i Real Madridit mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Kampioni evropian Chelsea është duke synuar rikthimin e ish-sulmuesit anësor Eden Hazard nga Real Madridi, raporton “El Nacional”.

Hazard u largua nga “Stamford Bridge” në kërkim të më shumë trofeve në La Liga, por që nga transferimi te Real Madridi ka pasur probleme të shumta me lëndime, kurse ish-skuadra e tij Chelsea ka arritur sukses në Ligën e Kampionëve ku është kampion aktual evropian, përcjell KosovaPress.

Tani, thuhet se aventurës së tij në “Santiago Bernabeu” është duke i ardhur fundi, dhe se një rikthim në Premier Ligën angleze është i mundshëm.

Që prej transferimit nga Chelsea te Real Madrid në qershor të vitit 2019, Hazard ka bërë 51 paraqitje për gjigandin spanjoll, duke regjistruar pesë gola dhe nëntë asistime.

Etiketa:

Të tjera