Sport

Chelsea ofron Luizin për Giroud

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 30 January 2018

Chelsea ia ka ofruar David Luizin Arsenalit, si pjesë të një marrëveshjeje për shkëmbimin e tij me Olivier Giroud, sipas Daily Star.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, raportohet se ka qenë i interesuar që ta transferojë brazilianin, i cili është bërë tepricë në Stamford Bridge.

Luiz do të mirëpritej tek Topçinjtë, pasi që Wenger duket se është ftohur nga dëshira për ta transferuar një tjetër qendërmbrojtës, përkatësisht Jonny Evansin e West Brom-it.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera