Sport

Chelsea nuk lejon befasi.! ‘Blindon’ yllin e madh (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 14 September 2017

Chelsea beson se Eden Hazard do të nënshkruajë një kontratë të re në javët e ardhshme. TMW pretendon se superstari belg është në prag të zgjatjes së qëndrimit Stamford Bridge deri në vitin 2021, transmeton ORAinfo.

Marrëveshja aktuale e Hazard-it shkon deri në vitin 2020 dhe besohet se ai do t’i fitojw  200,000 funte në javë.

-Advertisement-

Por njeriu kyç i Chelsea tani është gati të nënshkruajë për një vit me blutë pasi ai ishte i  lidhur me një kalim te Real Madridin gjatë verës.

Dhe raporte të tjera sugjerojnë se pagat e Hazard do të rriten me £ 100k-në javë, duke e bërë atë një nga lojtarët më të paguar në botë./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera