Sport

Chelsea në “pole” për sigurimin e shërbimeve të Agueros

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 02 April 2021

Sergio Aguero është i vendosur për ta vazhduar karrierën në Premier League e në këtë kontekst Chelsea është në pozicionin kryesor për të siguruar shërbimet e argjentinasit gjatë kësaj vere. Golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester Cityt- do të largohet nga “Etihad Stadium” në fund të sezonit, duke i dhënë fund përvojës 10-vjeçare në këtë skuadër.

City njoftoi të hënën se në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë ndër vite, do t’i ndërtojë një statujë Agueros. Por largimi nga City nuk do të thotë domosdoshmërisht se po largohet nga futbollit angleze. Aguero do të ketë oferta nga e gjithë bota, përfshirë ato nga Barcelona, ​​Real Madridi dhe Paris Saint-Germain, por dëshira e tij është të qëndrojë në Premier League pasi 32-vjeçari beson se ai ka ende shumë për të dhënë në këtë kampionat.

Chelsea dëshironte të nënshkruante me Agueron në vitin 2011, kur ai ishte ende pjesë e Atleticos së Madrid. Blutë e Londrës janë ndër të vetmit që mund të paguajnë pagën prej më shumë se 13 milionë stërlinash në vit që ai përfiton te Citizens.

-Advertisement-

Aguero kurrë nuk dëshiron të prishë marrëdhëniet që ka me tifozët e City-t duke lëvizur te skuadra e të njëjtit qytet, pra te United, ndërsa Liverpooli ka prioritet blerjen e një mbrojtësi të ri qendror këtë verë. Alternativat kryesore janë Ibrahima Konate dhe Ben White, respektivisht të Brightonit dhe Leipzigut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera