Sport

Chelsea mposhtë me vështirësi Crystal Palacen dhe kalon në pozitën e tretë

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 07 July 2020

Skuadra e Chelseas e ka mposhtur më shumë vështirësi në udhëtim Crystal Palacen me rezultat 3-2, në duelin e vlefshëm për javën e 34-të në Premeirlgië, shkruan Gazeta inFokus.

Të drejtuarit e Franc Lampard më këtë triumf kanë kaluar në pozitën e tretë në tabelë, duke bërë kështu një hap të madh drejt sigurimit të një vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e tjetër.

Golat për ‘Blutë nga Londra’ i realizuan Olivier Giroud, Christian Pulisic dhe Tammy Abraham, ndërsa për vendasit shënuan Wilfried Zaha dhe Christian Benteke.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Chelsea ka kaluar në pozitën e tretë me 60 pikë, ndërsa Crystali mbetet i 14-ti me 41 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera