Sport

Chelsea merr fitore të madhe ndaj Southamptonit dhe rrëmben kreun e tabelës

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 02 October 2021

Pas humbjes nga Manchester City, Chelsea është rikthyer te fitorja në Premier Ligë ku ka arkëtuar tri pikë të reja pasi e ka mposhtur Southamptonin me rezultat 3-1.

Chalobah i dhe epërsinë e hershme skuadrës së Thomas Tuchel duke realizuar pas vetë, nëntë minutave lojë në “Stamford Bridge” dhe ky ishte njëherit goli i vetëm i pjesës së parë në këtë takim, përcjellë KosovaPress.

Në pjesën e dytë, Southamptoni reagoi duke e barazuar rezultatin me golin e Ëard-ProWse në minutën e 61’, por nga këtu e tutje gjerat nuk shkuan mirë për skuadrën mysafire.

-Advertisement-

Fillimisht ata mbetën me një lojtarë më pak në fushë pas përjashtimit me karton të kuQ të golashënuesit Prowse dhe pas kësaj Chelsea shënoi dy gola përmes Werner në minutën e 84’ dhe Chilwell në të 89-tën.

Kjo fitore e rikthen Chelsean në kreun e tabelës me 16 pikë, dy më shumë se Liverpooli dhe Manchester United në vendet dy dhe tre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera