Sport

Chelsea me lehtësi kalon tutje në FA Cup

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 16 February 2018

Chelsea me shumë lehtësi ka kaluar në fazën tjetër të FA Cup.

Kampionët në fuqi të Premierligës, kanë pasur një ditë të mirë në raundin e gjashtë të FA Cup, duke e mposhtur 4:0 Hull Cityn.

Punën e fituesit Chelsea e mbylli në pjesën e parë me katër gola të shënuara.

-Advertisement-

Willian me dy gola, Pedro dhe Giroud me nga një, realizuan për Chelsean.

Mysafirët patën mundësi të mirë për të ngushtuar epërsinë, por në minutën e 51’ Meyler dështoi nga penalltia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera