Sport

Chelsea kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 13 April 2021

Chelsea është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e ka eliminuar skuadrën e Portos, shkruan Gazeta inFokus.

Pavarësisht humbje në duelin kthyes me rezultat 0-1, londinezët me shifrat e përgjithshme 2-1 kanë kaluar tutje në garën më prestigjioze për klube në Evropë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Stamford Bridge’ në Londër, golin e vetëm për mysafirët e realizoi Mehdi Taremi në minutën 90+4.

-Advertisement-

Në gjysmëfinale Chelsea do të takohet me fituesin e sfidën së nesërme ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera