Sport

Chelsea interesohet për Dembelen

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 13 March 2018

Skuadra e Chelseat ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut të Barcelonës, Ousmane Dembele, përcjell  “Don Balon”.

Bëhet e ditur se londinezët tashmë kanë kontaktuar Barcelonën në lidhje me Dembelen, i cili pritet të largohet nga “Camp Nou” në fund të këtij edicioni.

Te Barça nuk janë të kënaqur me Dembelen, të cilin e transferoi para fillimit të këtij edicioni nga Borussia Dortmundi për 105 milionë euro.

-Advertisement-

Dembele ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022, dhe këtë edicion ka pesë asistime në 12 ndeshje në të gjitha garat.

Për kartonin e tij, Chelsea është e gatshme të paguajë dëmshpërblim deri në 90 milionë euro. Dembele prej vitit 2016 është reprezentues i Francës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera