Sport

Chelsea gjithmonë e më afër Oxlade-Chamberlain

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 14 August 2017

Chelsea është afër që ta mbyll marrëveshjen me Arsenalin për Alex Oxlade-Chamberlain, në vlerën e 35 milionë funteve.

Sipas Evening Standard, klubi londinez vetëm ka bërë ofertë për lojtarin dhe pritet që të aprovohet nga Arsenali.

Një mesfushor mbetet prioritet kryesor i Chelseat, pasi transferimi më i ri, Tiemoue Bakayoko nuk është ende gati.

-Advertisement-

Nemanja Matic në njërën anë është larguar drejt Manchester Unitedit, duke mos i lënë edhe aq shumë zgjedhje Antonio Contes.

Por lajmet e fundit flasin për një progres të mirë të Chelsea në bisedime me Oxlade-Chamberlain.

Ai shihet edhe si zëvendësues i denjë i Victor Moses.

Liverpool dhe Manchester City po ashtu e pëlqejnë lojtarin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera