Sport

Chelsea fiton në frymën e fundit ndaj Rennesit

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 24 November 2020

Chelsea e ka mposhtur në fund të takimit Rennesin me rezultat 2-1, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e luajtur në stadiumin ‘Roazhon Park’, Chelsea kaloi në avantazh në minutën e 22’ me golin e realizuar nga Callum Hudson-Odoi.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0 për londinezët, ndërsa në 45 minutat e dytë u shënuan edhe dy gola.

-Advertisement-

Vendasit e barazuan rezultatin 1-1 në minutën e 85’ me anë të Sehrou Guirassy.

Të drejtuarit e Franc Lampard nuk u dorëzuan dhe në minutën e 90+1’ arritën ta gjenin golin e fitores.

Ishte sulmuesi francez Olivier Giroud, ai i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 2-1.

Pas kësaj fitoreje Chelsea renditet i pari në Grupi E me 10-të pikë, ndërsa Rennesi mbetet i fundit me vetëm një 1 pikë të arkëtuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera