Sport

Chelsea eliminon Real Madridin dhe kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 05 May 2021

Skuadra e Chelseas e ka eliminuar Real Madridin në gjysmëfinale dhe është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Blutë’ nga Londra kanë triumfuar në duelin kthyes me shifrat 2-0, dhe me rezultat të përgjithshëm 3-1 kanë kaluar në finale të garës më prestigjioze për klube në Evropë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Stamford Brige’, golat për vendasit i shënuan Timo Werner (28’) dhe Mason Mount 85’.

-Advertisement-

Në finale Chelsea do të takohet me Manchester City që mbrëmë ka eliminuar PSG-në.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet me 29 maj në Stamboll./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera