Sport

Chelsea e fiton derbin ndaj Evertonit

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 08 March 2021

Skuadra e Chelseas e ka fituar derbin ndaj Evertonit me rezultat 2-0, në sfidën e vlefshme për xhiron e 27-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Stamford Bridge’ në Londër, golat për vendasit i shënuan Ben Godfrey autogol në minutën e 31’ dhe Jorginho nga penaltinë në minutën e 65’.

Më këtë triumf ekipi i drejtuar nga Thomas Tuchel ka bërë një hap të madh drejtë sigurimit të një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Chelsea renditet i katërti me 50 pikë, kurse Evertoni mbetet i pesti me 46 sosh.

Ndeshjen e radhës, Chelsea e luan në udhëtim te Leedsi, kurse Evertoni e pret Burnleyn./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera