Sport

Chelsea ‘çmonton’ Juventusin dhe merr kryesimin e grupit

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 23 November 2021

Skuadra e Chelseas ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme ndaj Juventusit, me ç’rast është kualifikuar edhe në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Blutë’ nga Londra e kanë mposhtur ‘Zonjën e Vjetër’ me rezultat të pastër 4-0, në sfidën e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve të garës më prestigjioze për klube në Evropë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Stamford Bridge’ në Londër, golat për skuadrën e drejtuar nga Thomas Tuchel i shënuan Trevoh Chalobah (25’), Reece James (56’), Callum Hudson-Odoi (58’) dhe Timo Werner (90+5′).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Chelseas ka marrë kryesimin e Grupit H me 12 pikë, aq sa ka edhe Juventusi që renditet i dyti.

Ndeshjen e fundit të fazës së grupeve londinezët e luajnë në udhëtim te Zeniti, kurse Juventusi e pret Malmon.

Nga Grupi H në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve është kualifikuar edhe Juventusi, kurse Zeniti dhe Malmo në xhiron e fundit do të tentojnë të kualifikohen në 1/8 e finales së Ligës së Evropës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera