Lajme

ChatGPT sërish i qasshëm në Itali

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 29 April 2023

ChatGPT u ndalua nga autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave në fillim të prillit për shkak të shqetësimeve rreth privatësisë.

Prodhuesi i tij, OpenAI, i cili mbështetet nga Microsoft, tha se kishte “adresuar ose sqaruar” me sukses çështjet e ngritura.

Ai tha se politika e tij e privatësisë tani ishte e aksesueshme për njerëzit përpara se të regjistroheshin për ChatGPT dhe kishte një mjet të ri për të verifikuar moshën e përdoruesve.

-Advertisement-

Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave, i njohur gjithashtu si Garante, kishte kufizuar përkohësisht Chatbot-in dhe kishte nisur një hetim mbi shkeljen e dyshuar të aplikacionit të inteligjencës artificiale, shkruan BBC.

Ndërsa Garante kishte akuzuar OpenAI për dështimin për të kontrolluar moshën e përdoruesve të ChatGPT që supozohet të jenë 13 vjeç e lart, OpenAI tha se do të ofronte një mjet për të verifikuar moshat e përdoruesve në Itali pas regjistrimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera