Champions League, sot Valencia-Juve, Real Madrid-Roma

Autori: Gazeta inFokus
14:51 | 19 September 2018
Aktiviteti më i madh europian do të mirëpres sot bardhezinjtë e Juventusit në “Mestaja” ku do të përballen me Valencian.
Bardhezinjtë po kalojnë një formë shumë të mirë në kampionatin italian, duke fituar katër ndeshjet e para. “Zonja e Vjetër” shpreson me blerjen e Kristiano Ronaldos të arrij të rikthejë trofeun më të madh europian per klube në shtëpinë e saj, të cilin e ka ngritur për herë të fundit në vitin 1996.
Kundërshtari i tyre që do të kenë përball mbrëmjen e sotme vjen në një gjendje krejtësisht të kundërt, nuk ka fituar asnjë ndeshje deri më tani në kampionatin spanjoll dhe ndodhen në vendin e 17-të të La Ligës.
Dy blerjet e reja të tyre Batshuai dhe Gameiro ende nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës. Gjithshtu një tjetër ndeshje e rëndësishme e mbrëmjes së sotme është përball mes Realit të Madridit dhe Romës, një ndeshje e vlefshme për grupin G dhe që për spanjollët skuadra italiane duket ndër më të fortat në letër.
Të dyja klubet u përballën edhe gjatë verës në turnet miqësor, ndeshje që Reali e fitoi me shifrat 2-1. Roma ndërkohë ka humbur dy nga lojtarët kryesor të saj si Alizon apo Naingolan që e ndihmuan vitin e shkuar të mbërrinte deri në gjysmëfinalen e Champions Leagues.
Përball tyre Reali i Madridit do të fillojë aventurën e tij pa trajnerin Zinedin Zidan në kupat e europës. Nën drejtimin e Lopetegit të gjithë presin nëse dot ë mundet ai të marrë trofeun e katërt radhazi. Manchester City do të përballet në këtë mbrëmje me francezët e Lyonit në shtëpinë e tij.
Pa Serxhio Aguerron dhe Benxhamin Mendi trajneri Guardiola ka paralajmëruar ndryshime të rëndësishme në formacionin e sotëm dhe skemat e lojës edhe pse nuk do të jetë vetë në pankinë për shkak të penalizimit që e mbart që nga çerekfinalja e vitit të shkuar.
Ndeshja kundër Lionit do të jetë përballa e parë në këtë kompeticion mes tyre, ndërkohë që statististikat thonë se asnjë klub francez nuk ka mundur të fitojë në “Etihat Stadium” të Cityt. Edhe skuadra tjetëre e Manchesterit, United, do luaj sot ndeshje e parë të fazës së grupeve, në transfertë përball zviceranëve të Young Boys.
Për ta do të jetë gjithashtu një premier pasi nuk janë përballur më parë në kompeticione të tilla. Skuadra e Mourinjos vjen pas fitoreve të njëpasnjëshme në transfertë ndaj Bërnleit dhe Watfordit. Dhe në letër duket se do të jetë një përballje e lehtë për ta në një grup ku kundërshtarë të radhës do të kenë Juventusin dhe Valencian.

Të tjera
-
Kurti e informon Sorensenin për “hapat drejt formimit të institucioneve”: BE t’i heqë menjëherë masat ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e informoi të dërguarin e Bashkimit Europ...
-
“Persona të njëjtë, kimik të njëjtë…”- VV’ja kundërshton rezultatin përfundimtar, akuzon LDK’në për votat me postë
Lëvizja Vetëvendosje e ka deponuar një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa ...
-
Murati: Haxhi Thaçi ia la Kosovës trashëgimi një ndër bartësit kryesorë të lirisë së saj
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati i ka shprehur ngushëllime për v...
-
Zjạrri në Koçan: Të lënduarit me djẹgie të rënda dërgohen në gjashtë vend të huaja
Gjithsej 84 pacientë nga zjarri në një klub nate në jug të Maqedonisë së Veri...
-
Sorensen: Me Osmanin, Kurtin e Bislimin folëm se si të sigurohemi që dialogu të japë rezultate e rëndësinë që ka Ohri për këtë proces
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter So...
-
“Në gjendje të rëndë” – mjeku i QKUK-së flet për dy të plagọsurit gjatë grabitjes së armatọsur në Veternik
Dy të plagosurit gjatë grabitjes së armatosur në Veternik po marrin trajtimin...
-
“Albin pak ma gjatë ke shkru për Oliver Ivanoviqin”
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Gazmend Syla, ka thënë se ...
-
“Prindi më krenar që ka pasur Kosova” – Krasniqi shkon për ngushëllim në Burojë, prek me fjalimin e tij
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me anëtarët e partisë, kanë vizi...
-
Ramush Haradinaj shkon për ngushëllim në Burojë: Zoti ju forcoftë, ky mund e kjo vuajtje ka me u bo dritë për këtë vend
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime në Burojë të S...
-
Nasim Haradinaj tregon a ka mundësi ti jepet leja Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait
Nasim Haradinaj ka thënë se nuk beson që Gjykata Speciale do t’i jap leje ish...
-
Detaje nga tragjedia në Koçan: Të mitur, të dehur, 250 persona më shumë se që duhej
Gazetarja nga Maqedonia Fatlume Dervishi ka dhënë detaje për tragjedinë që nd...
-
Mes dhimbjes dhe kujtimit: PDK-ja, e prirë nga Memli Krasniqi shkon në Burojë për ngushëllime
Fshati Burojë sot është mbushur me dhimbje dhe lot, teksa miqtë, familjarët d...