Sport

Champions- Kupa vlen 100 milionë euro, ndahet më 30 maj në Stamboll

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 30 August 2019

Liga e Kampioneve është turneu që gjeneron më shumë të ardhura për qeverinë e futbollit europian, dhe është edicioni më i shikuar në mbarë globin, pak rëndësi se tifozi i kujt ekipi je. Xhiroja e sponsorëve, të drejtave televizive dhe ‘market pool’ reflektohen ndjeshëm dhe në bonuset që jepen për ekipet pjesëmarrëse, diçka që fuqizon financat edhe për ato emra që janë të shëndetshëm në aspektin ekonomik.

Me përfundimin e shortit, ekspertët e statistikave kanë nisur të analizojnë numrat. 32 skuadra nga 16 vende të ndryshme në kontinentin e vjetër, do të ndajnë mes tyre thuajse 2 miliardë Euro nga UEFA. Qeveria e futbollit europian parashikon që fitimet do të jenë 3.25 miliardë euro, nga të cilat një të tretën do t’ia rishpërndajë protagonistëve.

Ky çek i majmë vjen nga shitjet anembanë globit, të drejtat televizive dhe logot e sponsorëve pa numër në Ligën e Kampioneve, në Europa Ligë dhe në Superkupën kontinentale. Fituesi i titullit në 30 Maj në Stamboll do të marrë rreth 100 milionë Euro por deri atëherë, të gjithë protagonistët do të kënaqen me një bonus pjesëmarrjeje, 15.25 milionë Euro secili.

-Advertisement-

Këtyre do t’i shtohen bonuset për çdo ndeshje dhe përqindja në shikueshmërinë televizive kombëtare, së bashku me renditjen historike në kompeticionet e UEFA-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera