Sport

Champions, Barça e Juve kërkojnë të presin “biletat” e gjysmëfinaleve

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 16 April 2019

Mbrëmjen e kësaj të marte do të përcaktohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Champions League.

Barcelona do të presë në “Camp Nou” Manchester United për sfidën e dytë, teksa u rikthyen në këtë fazë të kompeticionit pas 4 vitesh.

Katalanasit kanë avantazhin e fitores 1-0 në “Old Trafford”, megjithatë askush prej tyre nuk shprehet i qetësuar për këtë fakt.

-Advertisement-

Barcelona, që është ekipi i vetëm që nuk ka pësuar humbje në këtë edicion të Championsit, do t’i ketë të gjithë futbollistët e saj në dispozicion, ndërkohë që “Camp Nou” parashikohet të mos ketë asnjë vend të lirë në shkallët e tij.

Nga ana e tij, Manchester United ka kujtime të ëmbla nga “tempulli” i Barcelonës, teksa në këtë fushë fitoi Champions League në vitin 1999, me Solskjaerin që u bë heroi i asaj finaleje me Bayern Munchen, me golin e shënuar në sekondat e fundit.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes së sotme është ajo që do të luhet në “Allianz Stadium”, mes Juventusit dhe Ajaksit, një sfidë që ka nisur jashtë fushe, teksa një grup tifozësh holandezë të pajisur me sende të forta u ndaluan nga policia.

Për këtë sfidë, Juventusi ka avantazhin e golit të shënuar në fushë kundërshtare, pasi barazoi në ndeshjen e parë 1-1 në Amsterdam. Problem për Allegrin në këtë sfidë është Emre Can, i cili nuk ka qenë i pranishëm në përgatitjet e fundit me skuadrën.

Ndërsa tek Ajaksi, Ten Hag nuk do të ketë Tagliaficon të skualifikuar, ndërkohë që mund të luajë De Jong, që me sa duket është riaftësuar nga dëmtimi muskular i pësuar në ndeshjen me Excelsiorin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera