Sport

Challandes zbulon prapaskenat e Rrahmanit me Napolin, ja pse nuk luajti kapiteni ndaj Spanjës  

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 13 April 2021

Bernard Challandes, trajneri i Kombëtares së Kosovës, ka folur në Rubikon në Klan Kosova për Kosovën që ai drejton.

Challandes ka kërkuar që asnjëherë të mos dyshohet në dëshirën e futbollistëve për ta veshur fanellën e Kombëtares së Kosovës, pas disa mungesave që kanë pasur ‘Dardanët’ në disa ndeshje të veçanta e si shkas u bë Covid-19.

Ai përmendi në veçanti Rrahmanin, që erdhi në Kosovë, por disa shqetësime nuk e lejuan të zbresë në fushë dhe u kthye menjëherë në Napoli.

-Advertisement-

“Ndoshta Amir Rrahmani kishte shanse të luante kundër Spanjës, por presioni ishte shumë, shumë i madh nga Napoli. Dhe nëse Napoli i thotë se ‘nëse lëndohesh me Kosovën, do të kesh probleme me klubin’. Nuk dyshoj se ai dëshironte të luajë këtë ndeshje. Të gjithë Muriqi, Rashica të gjithë donin të luajnë”, u shpreh Challandes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera