Lajme

Challandes tregon momentet më të mira me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 13 October 2021

Bernard Challandes është shfaqur i emocionuar në konferencën e fundit për media si trajner i kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Mes emocionesh, tekniku zviceran ka treguar edhe momentet me të mira që ka pasur me “Dardanët”.

“Puna me Federatën ishte shumë e mirë…Edhe në fushë ka pasur momente të mira.

-Advertisement-

Ndeshja ndaj Azerbejxhanit, golat e Arbër Zenelit, atëherë kur isha trajner i mirë sepse shënonim, tash nuk jam trajner i mirë pasi nuk arritëm të shënonim”, tha Challandes.

Ai është larguar nga posti i trajnerit të Kosovës këtë të mërkurë pas rezultateve zhgënjyese në ndeshjet e fundit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera