Sport

Challandes ”sherr” me Shqipërinë dhe Zvicrën për mbrojtësin e talentuar

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 14 September 2018

Mirlind Kryeziu, mbajeni mend këtë emër, pasi premton shumë. Në fakt, nuk është se do të vuani shumë për të memorizuar mbrojtësin e Zürichut, pasi 21-vjeçari shihet si një nga lojtarët me shumë të ardhme në Zvicër.

Titullar tek ekipi i tij, i ri, strukturë trupore interesante, pasi është 193 centimetër i gjatë, ishte pjesë e moshave të Zvicrës për U-17, ndërsa tani ka ardhur një moment tjetër kyç i karrierës së tij. Për cilën kombëtare do të luajë?

Zvicra e monitoron, por konkurrenca atje është më e madhe. Kosova e do, pasi trajneri Bernard Challandes ka dalë hapur me dëshirën për ta afruar në skuadër.

-Advertisement-

Shqipëria po punon, pavarësisht se duket një alternativë më e largët, megjithatë në momentin që jemi, mbrojtësi do të na bënte shumë punë, pa anashkaluar faktin se është dhe një element i mirë për të ardhmen.

Kryeziu ende nuk ka vendosur se për kë do të luajë dhe po pret. Nga krahu tjetër, trajneri i Kosovës, Bernard Challndes, shfaqet diplomat me deklaratën e tij për “Blick” për afrimin e futbollistëve.

“Kam folur me presidentin e Federatës së Zvicrës, Peter Gillieron. E kemi gjetur njëri-tjetrin shumë shpejt. Kryeziu (Marlindi) është në listën time, sigurisht.

“Unë do të mundohem të bind çdo njeri. Vetëm atëherë kur dikush arrin në përfundimin se nuk do ta provojë me Zvicrën mund të vijë te ne, sigurisht nëse do të luajë për Kosovën, pasi mund të luajë dhe për Shqipërinë. Për mua vlen vetëm një gjë: dëshira e lojtarit“, – u shpreh trajneri Challandes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera