Sport

Challandes: Nuk është turp të humbim nga Greqia

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 13 October 2020

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Chlandes, ka folur në konferencë për shtypë para ndeshjes me Greqinë, që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku zviceran ka thënë se nuk është turp të humbim nga Greqia.

Tutje ai ka thënë se nuk është trajner që dëshiron të humb, por duhet pasur parasysh mungesa e madhe e lojtarëve për këtë takim.

-Advertisement-

“Unë nuk dua të humbas, por nuk është turp të humbim nga Greqia. Është ekip me traditë e me lojtarë të mirë dhe që ka prodhuar lojtarë të mëdhenj. Ne luajmë në Ligën C dhe nuk mund të themi se mund të fitojmë gjithsesi ndaj Sllovenisë dhe Greqisë. Të shënosh ndaj Sllovenisë nuk është e lehtë. Asnjëherë nuk mund të fitosh lehtë as kundër Moldavisë. Ne nuk mund të themi se mund ta fitojmë Ligën C dhe të kalojmë në Ligën B. Jam goxha i befasuar me kritikat e tepërta që i kemi pasur. Unë nuk jam trajner që dua të humb, por duhet t’i merrni parasysh mungesat që i kemi”, ka thënë Challandes.

Kosova do të luaj ndaj grekeve pa 10 lojtarë, të cilët mungojnë për shkak të problemeve fizike, lëndimeve dhe karantinimit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera