Sport

Challandes: Ndaj Spanjës mund të tregojmë progres

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 30 March 2021

Kombëtarja e Kosovës po mban konferencë për media para ndeshjes me Spanjën, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku zvicerian, Bernard Challandes, ka thënë se menaxhon një ekip të mirë dhe ndaj Spanjës mund të tregojmë progres.

“Unë menaxhoj një ekip të mirë, me lojtar të motivuar, jemi kombëtare e re në futbolli, duhet të rritemi, kundër Spanjës është një ndeshje për t’u përmirësuar. Kemi punuar shumë që të bëjmë progres, dhe ndeshja kundër Spanjës është mundësi e mirë për të treguar progresin”.

“Nuk më takon mua të flas për vendimet që do të bëjë ai apo ndryshimet, si trajner është fantastik, Njerëzit mund të mos jenë të kënaqur për rezultatet e fundit, por nëse e shihni lojën e shihni se sa bindëse ka qenë në ato takime. Problemi jem është jo çfarë do të bëjë Enrique, por si të përgatitemi ne për një ekip të fort siç është Spanja”, tha Challandes.

Ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës luhet të mërkurën në ora 20:45./Gazeta inFokus/

Të tjera