Challandes: Me Gjibraltarin s’është lojë miqësore, i qëndrojmë besnik filozofisë sonë
Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 09 October 2019
Trajneri i ekipit kombëtar të Kosovës, Bernard Challandes, ka këmbëngul se nuk e sheh si miqësore ndeshjen kundër Gjibraltarit nesër në Prishtinë, por si mundësi të mirë për t’u përgatitor për ndeshjen kualifikuese kundër Malit të Zi katër ditë më vonë, si dhe u ka bërë thirrje lojtarëve dardanë të jenë seriozë dhe ta japin maksimumin.
Duke folur të mërkurën në një konferencë për media, një ditë para ndeshjes miqësore kundër Gjibraltarit në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, Challandes tha se kjo ndeshje do të jetë mundësi e mirë edhe për futbollistët që kanë më pak minuta në Kombëtare për ta treguar veten, raporton Gazeta Express.
Përqendrimi kryesor i Kombëtares dardane, natyrisht, është tek ndeshja e së hënës mbrëma, kur e pret Malin e Zi në stadiumin Fadil Vokrri në sfidën e Grupit A kualifikues për Euro 2020.
“Loja më Gjibraltarin lojë e mirë, mundësi e mirë. Mundësi e mirë për çdo lojtar. Nuk është miqësore, por mundësi e mirë për t’u përgatitur për Malin e Zi. E respektoj Gjibraltarin, është lojë përgatitore për ne.
Trajneri zviceran e sheh Gjibraltarin si ekip luftarak dhe i organizuar mirë, prandaj kërkon nga futbollistët e vet të jenë seriozë, agresivë dhe ta japin maksimumin.
“Pres që të gjithë lojtarët të jenë seriozë, agresivë dhe ta japin maksimumin sado që janë në fushë. Kush nuk e jep maksimumin, do të ketë telashe. Gjibraltari ka organizim të mirë, trajner të mirë, ekipi lufton, nuk është e lehtë për ne, kanë luajtur mirë kundër Zvicrës dhe Islandës. Në këtë ndeshje mund ta shoh se çka mund të bëjnë disa lojtarë që nuk kanë pasur hapësira. Për mua është e rëndësishme ta shoh formën e lojtarëve para lojës me Malin e Zi”, shtoi ai.
Challandes nuk dëshiron t’i qaset ndryshe ndeshjes me Gjibraltarit, megjithëse është vetëm miqësore, duke shtuar: “Ne do t’i mbesim besnik filozofisë tonë, edhe kur luajmë me ekipe të forta dhe me më pak të forta, do të mundohemi të krijojmë më shumë raste. Është mundësi për lojtarët ta tregojnë veten dhe ndonjërin prej tyre ta përdorim ndaj Malit të Zi”.
Të tjera
-
Parlamenti Evropian miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor
Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje ekonomike në ...
-
11,06 % dalja e votuesve në Kumanovë deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve me të drejtë vote në Kumanovë ka qenë 1...
-
Abdixhiku kujton veprimtarin Ismet Rraci: Ai jeton brenda Lidhjes
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...
-
Presidenti në gjyq, dita e 6-të/ Nga historitë rozë te goditja e kundërshtarëve dhe zgjedhjet e 2016, çfarë dëshmoi ish-bashkëpunëtori i Trump
NEW YORK – E marta filloi me një seancë dëgjimore mbi 10 shkeljet e supozuara...
-
Nesër në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi për vendimin e BQK-së për dinarin
Nesër në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vaz...
-
Osmani përkujton Ismet Rracin: Drejtësia të mbetet domosdoshmëri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përkujtoi Ismet Rracin në 23 vjetorin e v...
-
Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Von der Leyen: Rusia nuk është kërcënim vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën
Rusia është një kërcënim ekzistencial jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evr...
-
Gjykata e Beogradit dënon me 56 vjet burgim 7 serbë për krime lufte në Kosovë
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Jugosllave Toplica Miladinoviq u dënua para departa...
-
Shumica e vendeve të BE-së pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të ...
-
Anulohet kufizimi i punës së barnatoreve në kryeqytet
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e një kufizimi për ...
-
Deliu Kodra: Raporti i DASH-it shpërfaq paaftësinë e Qeverisë Kurti
Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se raporti i fundit i Departamentit...