Challandes me fjalë të mëdha për Rrahmanin dhe Rashicën
Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 25 May 2020
Bernard Challandes ka qenë gjithmonë i bindur se disa prej futbollistëve që drejton te Kosova do të bënin emër në skuadra të mëdha.
Ndaj atë nuk e ka çuditur aspak transferimi i Amir Rrahmanit te Napoli apo zërat se atje mund t’i bashkohet shumë shpejt edhe Milot Rashica.
Në një intervistë për “Radio Marte”, Challandes ka folur me superlativa për të dy lojtarët dhe suksesin që pret prej tyre.
“Nuk jam çuditur që Rrahmani ka shkuar te Napoli, është një lojtar shumë i mirë dhe është rritur shumë duke luajtur ndeshje të mëdha ndërkombëtare, më parë me Dinamo Zagrebin e më pas me Veronën dhe Përfaqësuesen tonë”, tha ai.
“Napoli ka bërë një blerje inteligjente për raportin cilësi-çmim, duke siguruar një lojtar të mirë me një vlerë të ulët. Cilësi më të mirë ka mbulimin, por është edhe i aftë të ndërtojë aksionin nga mbrapa. Është i aftë edhe në goditjet e dënimit në fazën ofensive, mund të shënojë 3-4 gola në sezon. Ka që tani nivelin për të qenë një titullar atje, është inteligjent dhe i përgatitur taktikisht, me Veronën luan me tre, por nuk do të ketë probleme të kalojë te mbrojtja me katër. Te Napoli mund të bëhet i rëndësishëm menjëherë”.
Zvicerani nuk i ka kursyer fjalët e mira as për yllin e Bundesligës, Milot Rashicën.
“Është një sulmues i fortë dhe i shpejtë, por sidomos punon shumë për skuadrën edhe në fazën mbrojtëse. Me Werderin ka vështirësi pasi për momentin luan në mënyrë mbrojtëse si skuadër, duke parë krizën, por në një ekip që luan mirë futboll mund të tregojë të gjithë vlerën e tij. Mendoj se pas këtij sezoni do të ketë oferta dhe Italia është një destinacion ideal. Nuk kam lajme rreth ofertës së Napolit, por nuk do të çuditesha nëse do të ekzistonte një e tillë. Ai ka aftësitë për të shënuar dhe të bëjë të shënojë, siç duhet në Serinë A”, deklaroi trajneri i Kosovës.
Challandes është shumë afër të kualifikoj Kosovën në Kampionatin Evropian, ku vetëm dy ndeshje e ndajnë nga suksesi historik. /IndeksOnline/
Të tjera
-
Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqi...
-
Arrestohet në Prizren burri me nënshtetësi gjermane, dyshohet për dhunë ndaj familjarëve të tij
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një burrë me nënshtetësi gjermane, ...
-
Bajrami ia bën ‘bajat’ ministrit Murati: Sektorit privat ia more taksat dhe i shpërndave si karramele
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit Hekuran Muratit, d...
-
Aksion i Policisë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për dro*ë e ar*ë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren ka njoftu...
-
Prishtina pritet të bëhet me polici të veten brenda vitit
Drejtoria e Policisë për kryeqytet pritet të bëhet brenda këtij viti. Kjo ...
-
Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij, T...
-
Perëndimi duhet të jetë në gjendje lufte
Nga: Anders Fogh Rasmussen, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s (2009-‘14) d...
-
LAJMI I FUNDIT: Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Martin Berishaj ambasadori i Kosovës në Kroaci, është duke u intervistuar nga...
-
Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndr...
-
Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim m...
-
Serbi: Raporti i KE-së për Kosovën shihet si gjest armiqësor
Miratimi i raportit që i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në Këshilin e Evro...
-
Kroacia nis procedurat për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës
Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë sh...