Lajme

Challandes: Më duhet të them se ndjehem pak edhe kosovar

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 13 October 2021

Federata e Futbollit e Kosovës e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Bernard Challandes, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku zviceran është larguar nga posti i trajnerit të Kosovës pas rezultateve zhgënjyese në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”

Pas këtij vendimi, Challandes ka folur në konferencë për media, ku është shfaqur i emocionuar.

-Advertisement-

Ai ka falënderuar presidentin dhe federatën për punën që kanë bërë se bashku gjatë kësaj kohe.

Tekniku zviceran ka theksuar se do ta përcjellë Kosovën dhe krejt në fund ka shtuar se ndjehet pak kosovar.

“Me duhet të them se nuk jam i lumtur me vendimin, por jam falënderues për presidentin, federatën dhe punën që kemi bërë gjatë kësaj kohe. Ishte përvojë shumë e mirë për mua. Falënderoj secilin prej stafit teknik me të cilët kam pas bashkëpunim të mirë. Këto janë disa nga arsyet pse jam i pikëlluar.

Kemi bërë një punë të mirë dhe kemi arritur ta çojmë në një nivel tjetër futbollin e Kosovës. Do ta përcjell edhe më tej Kosovën dhe më duhet të them se ndjehem pak edhe kosovar”, ka thënë Challandes.

Shkarkimi i Challandes është kërkuar pas humbjen nga Maqedonia Veriore në vitin e kaluar, por FFK vendosi t’i besoj atij deri me sot./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera