Sport

Challandes komenton shortin dhe mundësin e përpalljes me Portugalinë, Gjermanin e Francën

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 30 November 2019

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas hedhjes së shortit, ku u mësuan gjashtë grupet e Euro 2020.

Është hedhur tashmë shorti për grupet e Euro 2020 në ROMEXPO të Bukureshtit në Rumani, ku kombëtaret evropiane kanë mësuar fatin e tyre.

Grupi më i fortë në Kampionatin Evropian cilësohet grupi F, ku do të luajnë Portugalia, Franca, Gjermania dhe fituesi i Ligës A të Kombeve, ku kualifikimin e kërkojnë Bulgaria, Hungaria, Islanda dhe Rumania.

-Advertisement-

Kosova në rast se arrin kualifikimin nga Liga D e Kombeve, ku do të luajë në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut dhe në finale ndaj Bjellorusisë ose Gjeorgjia dhe atëherë do të rreshtohet në grupin C me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën.

Pas hedhjes së shortit ka reaguar edhe trajneri i Dardanëve, Challandes, i cili ndihet i lumtur me shortin dhe beson se Kosova ka mundësi reale për tu kualifikuar.

“Ne tashmë e dimë zgjedhjen e parë, grupi C ku gjendet Holanda, Austria dhe Ukraina. Është një zgjedhje e mirë për ne dhe e duam”, ka thënë fillimisht Challandes pas lidhjes telefonike me SS Kosova, përcjell Telegrafi.

“Opsioni i dyti është grupi F, por ky është më i vështirë për ne, pasi gjenden Gjermania, Portugalia dhe Franca”.

“Unë mund ti pranojë të gjitha grupet vetëm të kualifikohemi. Për mua nuk është problem kjo gjë”.

“Është shumë e vështirë për ne, por kemi mundësi reale në mars në Ligën e Kombeve”.

“Shpresojmë se do t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion dhe të arrijmë kualifikimin në Euro 2020”, ka përfunduar trajneri i Kosovës.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera