Sport

Challandes ka një reagim për të gjithë ata që e kritikuan

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 13 October 2020

Trajneri Bernard Challandes dhe Mërgim Vojvoda kanë folur në një konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Greqisë, shkruan Gazeta inFokus.

Challandes është ndër më të kritikuarit për humbjen e dy dueleve të mëparshme, atë ndaj Maqedonisë Veriore dhe Sllovenisë.

Tekniku zviceran ka thënë që duhet të analizojmë duke u bazuar në situatën aktuale.

-Advertisement-

“Nuk është periudhë aspak e lehtë. Sidomos me mungesat, e pastaj rezultatet. Nga të gjithë futbollistët e ftuar, dhjetë nga ta do të mungojnë. Andaj, gjithë kritikat dhe analizat që i keni, duhet t’i bëni duke u bazuar në këto fakte” është shprehur Challandes.

Greqi – Kosovë, zhvillohet nesër nga ora 20:45 në kuadër të xhiros së katërt të grupit të tretë të Ligës C të Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera