Sport

Challandes: Isha i befasuar nga kritikat, nuk është të lehtë të shënosh kundër Sllovenisë

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 13 October 2020

Kosova humbi dy nga tri duelet e luajtura në muajin tetor, atë kundër Maqedonisë Veriore dhe Sllovenisë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanëve’ u ka mbetur edhe një ndeshje para vetes, ajo kundër Greqisë që do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në Athinë.

Trajneri Bernard Challandes ka folur në një konferencë për media përpara këtij takimi.

-Advertisement-

Ai po vazhdon të konsiderohet si një ndër fajtoret kryesor për dy takimet e mëparshme duke marrur shumë kritika, madje edhe fyerje.

Zviceriani është shprehur i befasuar ndaj gjithë atyre kritikuesve pasi nuk është e lehtë të shënosh kundër Sllovenisë.

“Jam i befasuar nga kritikat. Nuk është e lehtë të shënosh kundër Sllovenisë, ata janë të fortë dhe vrapojnë shumë.

I pyetur se çfarë mendon për fjalët e trajnerit grek i cili ka thënë që Kosova luan lojë të hapur, a mendoni se duhet të ndryshohet sistemi, Challandes ka thënë që nuk dëshiron të praktikojë lojë defanzive.

“A duhet të luajmë duke parkuar autobusin dhe vetëm me një sulmues? Unë dua të luajmë futboll të mirë dhe jo futboll devanziv.

Nuk mendoj që kemi problem me mbrojtjen, problemi jonë është pjesa e sulmit. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje për në sistemin tonë, me lojtarët tanë dhe të krijojmë më shumë raste për të shënuar” ka deklaruar Challandes./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera