Sport

Challandes injoron edhe një herë Superligën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 25 May 2021

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, mbrëmjen e së martës ka publikuar listën e 23 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore ndaj San Marinos dhe Maltës, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku zviceran ka vendosur edhe njëherë që ta injoroj Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo, pasi ai nuk e ka ftuar asnjë lojtar që luan në elitën e futbollit kosovar, edhe pse është pritur që Mirlind Daku të ftohet kësaj radhe.

-Advertisement-

Megjithatë, Challandesi ka freskuar ekipin kombëtar të ‘Dardanëve’, pasi ka ftuar disa futbollistë të cilët pritet të paraqiten për herë të parë të Kosovës.

Destan Bajselmani (Pec Zwolle), Bashkim Ajdini (Vfl Osnabruck), Blendi Idrizi (Schalke 04), Lorik Emini (Fc Luzern), Valmir Sulejmani (Hannover 96), Zymer Bytyqi (Konyaspor) dhe Astrit Selmani (Hammarby), janë emrat e rijnë që iu janë bashkuar ekipit A të Kosovës.

Më poshtë keni listën e plotë të futbollistëve të ftuar nga Bernard Challandes.

Kosova fillimisht do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 1 qershor kundër San Marinos, derisa më 4 qershor do të përballen me Maltën në Klagenfurt të Austrisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera