Sport

Challandes i tregon përshtypjet e gruas së tij në lidhje me Kosovën, flet edhe për ushqimin

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 11 November 2019

Përgjegjësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, së bashku me menaxherin Bajram Shala, janë paraqitur në konferencë për media para ndeshjen së radhës me Çekinë që zhvillohet më 14 nëntor në Plzen.

Challandes në konferencë është paraqitur i qetë derisa është mundur që ta largojë presionin me deklarata diplomatike.

“Familjarët vijnë në Kosovë i shikojnë ndeshjet, e shijojnë ushqimin e Kosovës. Gruaja ime dhe familjarët e mi e kanë kuptuar se çfarë njerëz janë në Kosovë dhe sa mikpritës”, potencoi Bernard Challandes.

-Advertisement-

“Tani mund të jetë kështu sepse patën rezultate të mira. Mund të një periudhë edhe rezultatet mund të mungojnë dhe duhet ta shohim reagimin e njerëzve”, theksoi Challandes.

“Një gazetar cek më ka thënë se a është ndeshja e jetës. Jo nuk është ndeshja e jetës. Shpresoj se lojtarët do ta bëjnë ndeshjen e jetës. Pas kësaj sfide shpresoj se do ta kemi ndeshjen e jetës”, theksoi Bernard Challandes, përcjell Zëri.info.

Kosovës i duhet fitorja më patjetër të enjten, sepse humbja e dërgon Çekinë dhe po ashtu Anglinë drejtpërdrejt në Evropian.

Barazimi e mban matematikisht në garë për kualifikim në ndeshjen e fundit, por me gjasa skajshmërisht të vogla për kualifikim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera